Tedi Blushi zbulon si po e drejton Ilir Meta fushatën e PL nga qelia: Ja sakrificat ekstreme që po bën për rotacionin

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 21:06 | Politikë

Tedi Blushi zbulon si po e drejton Ilir Meta fushatën e PL nga qelia: Ja

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, tregoi se si Ilir Meta po drejton fushatën e Partisë së Lirisë nga qelia.

“Zoti Ilir Meta ndodhet në kushtet e një izolimi ekstrem, pa prova penale. Zotit Meta po i pamundësohet të komunikojë në mënyrë normale jo vetëm me drejtuesit e PL, por edhe me simpatizantët e tij. Ky izolim ndodhi për shkak se Edi Rama ka frikë nga forca elektorale të zotit Meta dhe të Partisë së Lirisë. Duke përdorur SPAK-un, ai e izoloi edhe PL-në. Por, PL-ja është çdo sekondë në terren, anëtarët e saj në të gjithë Shqipërinë janë në terren, duke bërë detyrën historike për rotacionin”, tha Blushi.

Sipas tij, roli i zotit Meta vijon të mbetet “lideri i Partisë së Lirisë, edhe pse në kushtet e izolimit”.

“Zoti Meta është shndërruar sot në simbol frymëzues të lirisë. Ai e ka shndërruar qelinë ku ndodhet në një llogore kundër këtij narkoregjimi. Ai bën çdo përpjekje dhe sakrifica nga më ekstremet për të sjellë rotacionin”, theksoi Blushi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos