“T’i jepet fund nepotizmit”, Meta propozon ndryshime në strukturën e partisë

Nga A2 CNN
15 Prill 2024, 13:53 | Politikë

“T’i jepet fund nepotizmit”, Meta propozon ndryshime në

Partia e Lirisë ka mbledhur sot kryesinë e saj, në të cilën janë prezantuar edhe disa ndryshime në strukturën e saj. Në fjalën e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se propozon që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho ndërsa sekretar për Korçën të jetë Tedi Blushi.

Nga ana tjetër, Meta u shpreh kritik, duke theksuar se si do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.

Në fund, Meta u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare pasi synohet të ndërtohet një parti me një strukturë krejtësisht të re.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos