Kryeministri Edi Rama u rikthye sërish në Himarë. Ndryshe nga herët e tjera kur banorëve u kishte premtuar dhënien e titujve të pronësisë, në këtë takim shpërndau tapitë për shtëpitë e trashwguara, ku tha se tashmë ky proces është përmbyllur për të gjithë banorët.
“Kemi bërë për 6 muaj atë që pritej prej shumë e shumë vitesh”.
Teksa tregoi vështirësitë e këtij procesi, premtoi se shumë shpejt banorët e Himarës do të kenë në duar dhe titujt e pronësisë për tokat.
“Më lejoni që t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet për përmbylljen e këtij procesi, ashtu do bëjmë edhe realitet përmbylljen e procesit të AMTP-ve”.
Kreu i qeverisë e shfrytëzoi këtë takim edhe për të sulmuar kundërshtarët politik.
“Ju kam thënë edhe kjo është për ditë e më qartë, keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni. Po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë, po qe për sherr është një Vangjel tjetër, por atë mbajeni larg”.
Kryeministri pohoi se projektet për Himarën nuk do të ndalen, ku premtoi ndërtimin e një parkimi nëntokësor tek fusha e sportit, si dhe investime në fshatrat e kësaj bashkie. (A2 Televizion)