Tokat e Ramës në Vuno, PD përsërit akuzat: Pranoi se nuk ka asnjë dokument që vërteton pronësinë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 15:17 | Politikë

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama sqaroi procedurat që kanë ndjekur familjarët e tij për t’iu njohur pronat e lëna trashëgimi nga të parët, Partia Demokratike përsërit akuzat se 22.4 hektarë tokë po grabiten nga të afërm të kreut të qeverisë.

Sekretari për çështjet ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso, pohoi se Rama nuk ka asnjë dokument që vërteton pronësinë e tokës në Vuno. Sipas tij, sipërfaqja e tokës që kërkohet të merret nga familjarët e kreut të qeverisë nuk ka qenë asnjëherë e tyre.

“Në një deklaratë që zgjatej shumë, Edi Rama mundohej të mbulonte diellin me shoshë, por nw fakt binte brenda me të dy këmbët. Siç bën zakonisht ai citonte veten, por asnjë dokument kadastre të vjetër apo të ri, dhe aq më pak ndonjë dokument shpronësimi nuk nxori dot si dëshmi se 224 mijë metër katror tokë në zonën me turistike dhe me panoramike të bregut ishin të klanit Rama. Në këtë mënyrë ai pranon se nuk ekziston asnjë akt regjistrimi kadastral që të faktojë se toka prej 224 mijë metër katror tokë në zonën me panoramike dhe më turistike të bregut është e gjysh Petros dhe barba Pilos.

Po kështu, ai pranon se nuk ekziston asnjë akt shpronësimi te 224 mijë metër katror toke të Petro dhe Spiro Kolekës që të provojë se kjo tokë ka qenë ndonjëherë e tyre. Rama lodhet shumë për t’i mbushur mendjen vetes se edhe familjarët po ‘i hanë kumbulla pas shpine’, por nuk lodhet fare duke dezinformuar. Aty ku thotë se qeveria e tij ka miratuar ligjin e pronave, i cili nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument orgjinë, mashtron. Ky parashikim ligjor është futur qysh në vitin 2006, me një amendim të ‘qeverisë Berisha’.

Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq madje as Gjykata e Apelit për të pozicionuar pronën”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos