Transferime dhe votues pa adresë në Himarë: Nga 8 votues më pak, brenda një viti 252 më shumë. Si ka ndryshuar numri i zgjedhësve?

Nga A2 CNN
4 Gusht 2024, 07:22 | Politikë

Transferime dhe votues pa adresë në Himarë: Nga 8 votues më

Rreth 23 mijë zgjedhës do të zgjedhin sot kryebashkiakun e ri të Himarës, duke i dhënë zgjidhje një beteje 15 mujore për të parin e himarjotëve, një sagë që nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro. Por si ka ndryshuar numri i zgjedhësve në Himarë brenda 3 viteve. Bazuar në të dhënat e KQZ-së gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi nga Himara se nga viti 2021 deri në 2023 rezultuan 8 votues më pak. Ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera.

Po kështu janë edhe 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar.

385 zgjedhës të rinj që për herë të parë u jepet e drejta për të votuar. Janë 136 zgjedhës në bashkinë e Himarës që nuk janë përfshirë në listë se janë në moshë mbi 100 vjeç, atyre u jepet e drejta për të votuar pasi të bëhet një verifikim.

Transferime dhe votues pa adresë në Himarë: Nga 8 votues më

“Nga ana tjetër çështje kryesore sa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak. Ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar. Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.

Transferime dhe votues pa adresë në Himarë: Nga 8 votues më

Por si do të votojnë këta zgjedhësit pa adresë, gazetarja shpjegoi se “vendosin një kod identifikimi dhe me anë të tyre shkojnë në qendrat e votimit dhe votojnë për kandidatin e preferuar”.

“Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote. Nga 311, 90 janë nga kryeqyteti, si edhe nga Vlora kanë lëvizur brenda këtij harku kohor”, raportoi Beleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos