U caktua në listë të hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj: Ua le vendin të rinjve

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 21:45 | Politikë

U caktua në listë të hapur në Fier, tërhiqet Ori

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.

Me nota ironie, Nebiaj që ishte pjesë e primareve në Tiranë, shkruan se tërhiqet me arsyen për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier.

Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos