All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Çuçi mbledh Grupin e PS: Ndryshimi i Rregullores krijon kushtet për sesion normal

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 11:03 | Politikë
All - Paragraf - 1

Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, pak orë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, i cili nis me rregullore të re disiplinore. Në fjalën e mbajtur para deputetëve, ai ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar, të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës me bllokim e skena dhune.

Sipas tij, ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave, teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cenuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Ai kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

All - Paragraf - 3

"Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një agjendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe tek institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE", tha Çuçi ndër të tjera.

Lidhur me seancën e sotme, ai tha se pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj prandaj pjesëmarrja në votim nuk duhet të mungojë. Çuçi shprehu keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos