Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka paralajmëroi shkarkimin e drektorit të Policisë Skënder Hitaj nga njerëzit e Ergys Agasit. Në Off the record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Noka tha se koha do ta vërtetojë edhe këtë lajm sikurse janë vërtetuar edhe deklaratat e mëparshme të Berishës dhe opozitës.
"Më erdhi SMS nga një person i cili kishte rastisur afër një ambienti ku çunat e Gysit kishin diskutuar. Koha do ta vërtetojë, sikundër çdo gjë që është thënë nga Sali Berisha dhe opozita, koha e ka vërtetuar edhe këtë do ta vërtetojë. Personi, informatori ka qenë afër ambientit ku çunat kanë diskutuar. Janë po ato çuna që vunë Prodën, hoqën ministra. Janë Suel Çela, Xhabaftët, Troplinët. Këta janë çunat që vendosin kush emërohet në këtë shtet. A e di kush është çfarë është Edi Rama sot në këtë shtet? Është thjesht noteri i vullnetit të tyre”, u shpreh Noka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Nokës Ergys Agasi ka shkarkuar 4 ministra, ndërsa thekson se tre shtyllat e sigurisë kombëtare ka rënë.
“Kush janë tre shtyllat e sigurisë kombëtare të një vendi? E para është Ministria e Brendshme me policinë e shtetit. Një kjo është në duart e Gysit dhe të karteleve. Ilir Prodën, Ardi Veliun, kush i caktoi drejtor? Të gjithë kartelet. Jemi tashmë të qartë të gjithë ne këtu që ky është Llamallari ministri i katërt që është shkarkuar nga Gys Agasi i katërti. Të konfirmuar 100%. Bledi Çuçi një, Tao dy për përplasje personale dhe Ervin Hoxha tre dhe Lamallari katër janë katër ministrat të cilit i ka shkarkuar Gys Agasi. Pra kjo është shtylla kryesore e sigurisë në vend. Kush është shtyllë tjetër përveç policisë e sigurisë kombëtare? Është Ministria e Mbrojtjes. Në duart e kujt është? Të Gys Agasit dhe të Ron Yeffet. Ikën dy shtylla të sigurisë kombëtare ranë. Kush është shtyllë tjetër e sigurisë kombëtare? Shërbimi informativ në duart e Gys Agasit dhe të karteleve”.
I pyetur nëse flet Vora Hyseni dhe Ergys Agasi a duhet të shqetësohet edhe opozita, Noka u përgjigj: “Opozita kërkon vetëm të flasin. Neve kërkojmë që kodi Omerta të bjerë dhe të zbërthehen të gjithë. Për çështjen e personave që po flasim, që janë të arrestuar për këta, këta duhet deri tani nga infot tona i vetmi që për çfarë arsye nuk e dimë, po thyen kodin Omerta që është vendosur në shtator të 2013-s është Mirel Mërtiri. Të gjithë të tjerët kanë funksionuar me kodin Omerta”.
(A2 Televizion)