Momente paniku! Merr flakë efektivi i policisë. Kolegët ia shuajnë në pak sekonda

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 15:11 | Kronikë

Një incident i rëndë ndodhi gjatë protestës së sotme në Tiranë, kur një efektiv i policisë mori flakë pas hedhjes së një molotovi nga protestuesit. Në pamje shihet momenti kur një koleg i vjen në ndihmë me një fikëse zjarri.

Këto pamje u ndanë në rrjetet scoiale edhe nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili e cilësoi sulmin si “tentativë për vrasje”.

“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos