Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehet se mbajtja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është një ngjarje historike për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në "X", von der Leyen theksoi se shiu nuk e zbehu aspak moralin e pjesëmarrësve, shkruan A2.
Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor dhe e cilësoi si një dëshmi të angazhimit të BE-së për të vazhduar përpjekjet për integrimin e vendeve të rajonit.
“Familja jonë evropiane e vlerave është më e madhe se kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët,” shtoi von der Leyen.
View this post on Instagram