Zhulali: Rama e ka shndërruar politikën e jashtme të Shqipërisë në politikë të tijën personale

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 22:17 | Politikë

Ilda Zhulali, shefe e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD, e ftuar në “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama “e ka shndërruar politikën e jashtme të Shqipërisë në politikë të tijën personale të jashtme”.

“Edi Rama është një njeri që duhet të rregullojë raportet me Donald Trump, pasi e quajti “turpi i njerëzimit”. E di se ka disa gjëra atje në Uashington që pritet t’i hapin telashe të mëdha dhe ai duhet të gjejë një rrugë shpëtimi. Po përpiqet të tërheqë vëmendje mediatike, por është shumë i vogël për të marrë këtë rolin që shpesh përpiqet të shesë si njeriu që zgjidh krizat e botës”, tha Zhulali.

“Rama përdor çdo mundësi si kjo e sotmja që të bëjë interesantin dhe të krijojë disa lidhje të shkurtra personale. Fatkeqësisht, ai e ka shndërruar politikën e jashtme të Shqipërisë në politikë të tijën personale të jashtme. Ai nuk pyet asnjë diplomat karriere për rrugën që duhet ndjekur. Tregton interesa që janë kombëtare. Ai e konsideroi Shqipërinë çiflig të tij personal”, shtoi më tej Zhulali.

Sipas saj, “Shqipëria është varfëruar më shumë dhe gjithmonë e më pak investitorë të huaj kanë ardhur” nga politikat e Edi Ramës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos