Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin mbrëmjen e së dielës në A2 CNN, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo. (A2 Televizion)