Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se paratë e subvencioneve të BE-së për fermerët i mori kryeministri Edi Rama dhe njerëzit e qeverisë së tij.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me fermerët në Elbasan, ku po prezanton edhe programin e aleancës ‘Shqipëria Madhështore’.
Po ashtu Berisha tha se pas ardhjes në pushtet, në PD janë shumë të vendosur për të transformuar rrënjësisht dhe me shpejtësi situatën e bujqësisë në Shqipëri, shkruan A2 CNN.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale.
Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia.
Kurse, Shqipëria noton në ujë, dhe uji për fermat nuk sigurohet.
Pra, ka një pabarazi shumë të madhe. Ndërkohë, shqiptarët janë njerëz shumë punëtorë, të zotë, toka është e klasit të parë, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjithësej, 57 milionë euro ishte subvencionimi për këtë vit. Nga këto, 32 milionë shkonin tek fermeri, të tjerat i merrnin rrogëtarët e qeverisë.
Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri.
Pse e mori këshilltare kryesore?
E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë.
Ne, jemi shumë të vendosur ta transformojmë, ta ndryshojmë rrënjësisht dhe me shpejtësi këtë situatë.
Çfarë kemi vendosur ne në programin tonë?
Në programin tonë, ne kemi vendosur.
Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi.
Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione.
Do subvencionojmë, pa përjashtim, asnjë kriter tjetër përveç çdo kokë bagëti, çdo fidan të mbjellë, çdo njesi prodhimi.
Heqim çdo pengesë tjetër ne, që duhet të jetë kaq hektarë e aq hektarë, që duhet të jenë kaq kokë dhe aq kokë, etj. me radhë. Jo, ai që ka, ai do marrë subvencionin.
Në fakt, do ta tregoj shumë më tepër tani. Atëherë, jam përpjekur, por tani do ta tregoj shumë më tepër. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë. (A2 Televizion)