Vijon aksioni opozitar në shtator? Meta: Mbështesim çdo protestë që denoncon korrupsionin e qeverisë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 14:04 | Politikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për mediat, deklaroi të hënën se forca politike që ai drejton do të jetë në mbështetje të të gjitha protestave që denoncojnë korrupsionin e forcës aktuale qeverisëse.

Komentet, Ilir Meta i bëri i pyetur nga gazetarët nëse ka pasur komunikim me kreun e PD-së apo pjesëtarë të tjerë të opozitës për vijim të akasionit opozitar me ardhjen e shtatorit.

Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se programi i Partisë së Lirisë me pesë pika do t’u japë zgjidhje, 5 problemeve më shqetësuese për vendin, nga bujqësia, industrializimi e deri te arsimi.

“Aksioni ynë do të përqendrohet te pesë prioritetet. Programi ynë 5 Prioritetet, u jep zgjidhje pesë problemeve themelore që ka vendi dhe në radhë të parë, ndalon shpopullimin e vendit.”

Në konferencën për media të hënën, kreu PL-së ngriti shqetësimin e rritjes së kostove të jetesës në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos