Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria përfiton 920 milionë euro nga plani i rritjes

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 16:32 | Politikë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Europian. Në total për Ballkanin Perëndimor fondi i akorduar është prej 6 miliardë eurosh.

“Jam tejet e gëzuar se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëitmin e saj drejt BE. Të jeni të sigurt, që zgjerimi do të vazhdojë të jetë përparësi edhe në mandatin e ardhshëm. Sepse i kemi të gjitha mekanizmat”, tha Von der Leyen, shkruan A2 CNN.

“Tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Pra, cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për t’iu bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në euro do të jenë më të shpejta dhe falas”.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos