Vota e diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 10:26 | Politikë

Vota e diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve dhe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. A2 CNN mëson se ky takim është zhvilluar online.

Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar.

Nesër në Bruksel, Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos