Zbulohet data, kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 17:10 | Politikë

Zbulohet data, kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për

Këtë të premte, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë të ditur se sipas SPAK, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet konkretisht me procedurën e prokurimit për objektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit.

Po ashtu, SPAK bën me dije se Balluku ka marrë edhe cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik. Këto procedura lidhen me projekte madhore infrastrukturore në Tiranë, përfshirë punimet në aksin “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, ndërtimin e disa segmenteve rrugore dhe urave mbi lumin Tirana, si dhe ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës në lotet 4, 5, 6 dhe 7, shkruan A2 CNN.

Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimit ligjor ndaj zyrtares së lartë, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore për deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë për dhënien ose jo të autorizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos