Zgjedhja e Avokatit të Popullit, pas 3 vitesh, Balla ftesë PD: Të gjejmë një emër konsensual

Nga Fjorela Beleshi
3 Nëntor 2025, 15:24 | Politikë

Fundviti do të jetë i ngarkuar për socialistët dhe për rrjedhojë edhe demokratët. Burime për A2CNN nga grupi i PS bëjnë me dije se përveç diskutimeve për Buxhetin, nëntori dhe dhjetori do të jenë të ngarkuar deri në ditët e fundit për miratimin e projekt-ligjeve që kërkojnë përafrim me BE.

Përmbushja e objektivit të integrimit, të paktën kërkon legjislacion të shkruar si vendet anëtare. Të majtët e kanë të qartë urdhrin: ‘Asnjë plan personal gjatë këtyre dy muajve’.

Gjithashtu A2 mëson se mazhoranca do t’i propozojë konferencës së kryetarëve të mërkurën që seancat për buxhetin të mbahen në 19 nëntor për miratimin në parim, dhe më 11 dhjetor nen për nen.

Balla i bën edhe një ofertë PD për konsensus për Avokatin e Popullin. Prej 3 vitesh Erinda Ballanca qëndron përtej mandatit në këtë post pasi asnjëherë nuk u finalizuar një dakordësi politike prej 84 votash.

Votimi për anëtarët e Rregullatorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ripërsëritet të enjten. Ishte një gabim i kryeparlamentarit Niko Peleshi miratimi me më pak vota se shumica e cilësuar të anëtarëve, por edhe për këtë Taulant Balla thotë se fajin e ka Saliu.

Kreu i grupit socialist i bëri thirrje opozitës që të sjellë emrat për 2 komisionet e posaçme për reformën zgjedhore dhe territorial. Për këtë të dytën A2 mëson se të premten zhvillohet mbledhja e parë konstituese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos