Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 35.89%, prijnë Dibra e Tirana

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 16:33 | Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 16:00

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 35.89%.

Me të dhëna të raportuara nga 2554 QV, prej 5225 në total, rezulton se deri më tani kanë votuar 617.646 shqiptarë.

Shifrat e pjesëmarrjes janë më të ulëta sesa e njëjta orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur pjesëmarrja ishte 41.25% në rang kombëtar.

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në këto zgjedhje deri në orën 16:00 mbetet Dibra, me 43.42%. I dyti vjen qarku i Tiranës me 41.20% dhe në vend të tretë për pjesëmarrjen renditet Kukësi me 40.13%.

Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është Vlora, me 25.07% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos