All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Euroatlantikët e Bashës nxjerrin videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 15:29 | Politikë
All - Paragraf - 1

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi.

Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.

All - Paragraf - 3

“Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën. E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit. Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona”, shkruan Prençi përkrah videos.

Ndërkohë në pamjet e publikuara dëgjohet Preçi teksa e pyet vajzën që ai e identifikon si punonjëse të bashkisë Kamëz, se çfarë funksioni ka, ndërsa ajo i shmanget kamerës.

Shemsi Prençi: Çfarë funnksioni kryeni zonjë që i dikton votën të tjerëve?

All - Paragraf - 6

Zonja (e identifikuar nga Prençi si punonjëse e bashkisë Kamëz): Nuk diktoj asnjë votë.

Shemsi Prençi: Çfarë funksioni kryen ti? Po shkelni ligjin ë...

Qytetarë në sfond: Kryen funksionin e Partisë Socialiste, të Edi Ramës... (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos