Zjarri në Kuvend, PS depoziton kërkesën për masa ndaj 24 kolegëve opozitarë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 11:49 | Politikë

Zjarri në Kuvend, PS depoziton kërkesën për masa ndaj 24

PS e ka depozituar në Kuvend kërkesën për të marrë masë ndëshkimore ndaj 24 deputetëve të PD, të cilët morën pjesë në incidentet seancës së fundit, e cila nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Sipas burimeve për A2,  sekretariati i Etikës pritet të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar këtë kërkesë të mazhorancës.

Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit dhe disa momente më vonë dogjën karriget e tyre në oborrin përpara Parlamentit.

Nuk mungojnë në këtë listë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili u bë protagonist i një incidenti në kufijtë e përplasjes fizike me deputetin socialist Petro Koçi, të cilit i shkuli me forcë mikrofonin.

Po ashtu kërkohet ndëshkimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos