Zyrtare! Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, Plarent Ndrecaj zëvendëson Ahmetajn në Kuvend

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 10:32 | Politikë

Zyrtare! Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, Plarent Ndrecaj

Në vend të Arben Ahmetajt, në parlament do të ulet Plarent Ndrecaj. Dallëndryshe Bici, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt ka refuzuar që të marrë mandatin, e për pasojë i hapet rruga juristit Ndrecaj, që renditej i treti në listë.

Ndryshe nga Dallëndyshe Bici, Plarent Ndreca nuk do ta refuzojë mandatin e deputetit. I kontaktuar nga A2 CNN nëse do ta pranojë mandatin e deputetit Ndreca u shpreh “patjetër që po”.

Në letrën që i ka dërguar kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Bici argumenton se nuk do të marrë mandatin për shkak të angazhimit që ajo ka si Drejtoreshë e Kadastrës.

“Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, shkruhet ndër të tjera në shkresë.

Që prej 6 janarit, Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë është në arrati prej gati gjashtë muajsh, për aferën e Inceneratorëve. (A2 Televizion)

  •    
    Zyrtare! Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, Plarent Ndrecaj
    Shkresa që Dallëndyshe Bici i ka dërguar KQZ
     

A2 CNN Livestream

Latest Videos