4 muaj më parë humbi fëmijën gjatë lindjes, momenti i trishtë për mjeken: Më dukej jeta pa kuptim

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 10:36 | Sociale

Mjekja Korina Kore tregoi momentin e vështirë në jetën e saj, kur humbi fëmijën gjatë lindjes.

“Humbja e fëmijës të gjunjëzon, por prezenca e motrës në atë moment ka qenë thelbësore për jetën time në vazhdim. Të duket jeta pa kuptim. Çdo vizitë më ka dalë perfekte në 3 shtete. Gjatë shtatzënisë nuk kam pasur asnjë dhimbje koke. Ajo që më çuditi ishte se unë vetë mjeke nuk i dola dot këtij problemi përpara”, tha Korina Kore në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

Ndërsa motra e saj, Kristina Kore, u shpreh: “Motra ka humbur fëmijën e saj në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ishte humbje e papritur, pasi çdo gjë po shkonte shumë mirë. Për ne ishte humbje e një personi të familjes. Jam përpjekur t’i qëndroja afër në çdo hap”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos