Banorët furnizohen me ujë të ndotur nga ujësjellësi, bashkia premton zgjidhje

Nga Gazment Janku
18 Janar 2024, 15:18 | Sociale

Ndërsa shumë fshatra nuk e kanë luksin të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, fshati Suk i Bashkisë së Roskovecit, ka një tjetër problematikë.

Banorët në këtë fshat furnizohen me ujë por ai është i papërdorshëm. Krahas faturave që paguajnë për ujin që u vjen në rubineta dhe është i papërdorshëm, banorët detyrohen të blejnë ujë për ta pirë dhe për gatim.

Në lidhje me këtë problematikë A2 CNN u interesua pranë bashkisë së Roskovecit, zyrtarë të të cilës jashtë kamerave pohuan se janë në proces e sipër disa punime që kanë të bëjnë me pastrimin e depozitës së ujit për fshatin Suk me qëllim eliminimin e problematikës së ndotjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos