Mjekja gjinekologe Mimoza Keta tregoi se edhe në Shqipëri ka raste kur meshkujt pranojnë të kastrohen në mënyrë që të mos lënë partneren e tyre shtatzënë.
“Kastrimi i partnerit me qëllim që ai të kryejë raportin seksual, por gruaja nuk mbetet shtatzanë. Burrat shqiptarë nuk e pranojnë, por ka raste që edhe ndodh. Ka ndodhur edhe në Shqipëri. Është marrëveshje midis çiftit”, tha Keta në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
“Megjithatë, sot ekzistojnë kontraceptivë, është edhe kondomi, përdorimi i prezervativit që neve e propagandojmë shumë”, shtoi doktoresha.
(A2 Televizion)