Biologu Mirjan Topi sqaroi pse brezat e mëparshëm thonin se nëse vret gjarpërin e shtëpisë të ecën ters.
“Gjarpërinjtë i kanë shërbyer shumë njerëzimit, për shekuj. Natyrisht, ka ndryshuar niveli i jetesës, njerëzit e kontrollojnë përhapjen e brejtësve me çarqe apo me helme, por në të kaluarën nëse nuk do kishte gjarpërinj përreth banesave, sëmundjet që përhapen nga brejtësit do ishin shumë të mëdha”, tha biologu në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
“Prandaj njerëzit thonin mos e vrisni gjarpërin e shtëpisë sepse të ecën ters. Ndoshta shprehja ka lindur sepse kur njerëzit kanë vrarë gjarpërinjtë rreth shtëpisë së tyre, brejtësit kanë shkuar deri te ushqimet dhe njerëzit janë prekur nga sëmundje vdekjeprurëse”, shpjegoi biologu Mirjan Topi. (A2 Televizion)