“Drenova e tharë”, metoda mesjetare për të siguruar ujë për të pirë

Nga Gazment Janku
17 Prill 2024, 14:54 | Sociale

Shumica e banorëve që jetojnë aktualisht në fshatin Drenovë pjesë e bashkisë së Mallakastrës, edhe pse janë në moshë të tretë, nuk mbajnë mend të kenë pasur ndonjëherë ujë në banesat e tyre. E vetmja gjë që kujtojnë është fakti që edhe paraardhësit e tyre kanë vuajtur njësoj për të siguruar ujin për të pirë dhe për t'u larë.

Një prej amvisave në këtë fshat shprehet se ujin e sigurojnë si në mesjetë me kafshë pune. Ky është shtegu që mbushin ujë banorët e Drenovës. Ata shprehen se në muajt e verës edhe ky burim shteron.

Ndërsa hapja e puseve është një shpenzim i papërballueshëm për këta banorë, pasi duhet shpuar mbi 100 metra thellësi. Edhe ata pak që kanë hapur puse nuk kanë gjithë vitin ujë, pasi në periudhën e verës dhe vjeshtës puset shterojnë.

Premtimet për të sjellë ujë në banesat e këtij fshati nuk kanë munguar ndër vite.

Pranë bashkisë së Mallakastrës, jashtë kamerave, shprehen se e njohin këtë problematikë, duke premtuar që ka përfunduar ndërtimi i depozitë së ujit për fshatin Drenovë, por ende nuk ka nisur puna për shtrimin e rrjetit të tubacioneve. E deri atëherë, banorët do të vijojnë ritualin e përditshëm siç e kanë bërë të parët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos