Periudha e vërës i ekspozon më shumë fëmijët përballë teknologjisë. Kjo lidhet edhe me mungesën e hapësirave argëtuese të përshtatshme për këtë grupmoshë, sidomos në Tiranë.
Pjesa më e madhe e prindërve dhe gjyshërve në Tiranë zgjedhin Parkun e Liqenit Artificial për të shkëputur të vegjlit nga lojërat elektronike, por largësia nga vendi ku banojnë i bën të harxhojnë më shumë kohë në rrugë dhe para për argëtim.
Gjatë kësaj kohe që shkollat janë pushim, edhe vetë fëmijët pohojnë se nuk kanë një vend për të kaluar kohën e lirë dhe telefoni mbetet një nga mjetet kryesore argëtuese.
Psikologia Lorela Garuli thotë se kjo mënyrë jetese ndikon negativisht pasi i bën fëmijët më agresivë dhe më pak socialë. Kontakti me lojërat fizike është i domosdoshëm, thotë Garuli.
Një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë është varësia nga teknologjia, ndaj edhe shmangia 100% e këtyre pajisjeve duket se është e pamundur. (A2 Televizion)