Me ardhjen e stinës së verës të gjithë i kanë sytë nga plazhi. Por para se ti drejtoheni detit dhe ekspozimit të gjatë në diell, mjekët dermatologë kanë një këshillë të veçante: “Kontrolloni gjendjen e nishaneve në trup”.
Dermatologia Erjona Shehu tregon për rëndësinë e kremrave mbrojtës në parandalimin e kancerit të lëkurës. Gjatë një interviste për A2 CNN mjekja flet edhe për mitet e gabuara të ngritura së fundmi, jo nga ekspertë, në lidhje me efektet e kremit mbrojtës dhe idetë se përdorimi i tij ndalon marrjen e vitaminës D nga dielli.
Sipas dermatologëve nuk është filtri i lartë i kremit ai që siguron mbrojtje, por shpeshtësia e aplikimit te tij në lëkurë. Por sa herë duhet të aplikohet kremi mbrojtës dhe sa të vendosim që të mbrohemi nga rrezet e forta?
Dermatologët theksojnë se 80% e dëmit në lëkurë nga rrezatimi diellor bëhet gjatë fëmijërisë, në moshën 0-18 vjeç, ndërsa kanceri nistë shfaqet pas të 45-ve.
Studimet e fundit tregojnë kanceri i lëkurës, i gjirit dhe ai i mushkërive po zënë peshën kryesore të sëmundjeve kancerogjene edhe në vendin tonë. (A2 Televizion)