Elbasani hap dyert, 10 ditë festime për 14 marsin, ditën e verës

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 15:03 | Sociale

Ndonëse me një kohë gri, Elbasani ka nisur të marrë ngjyrat e verës me zbukurimet dhe aktivitet e para që i paraprijnë përgatitjeve për festën tradicionale të këtij qyteti, 14 marsin ditën e verës.

Këtë vit aktivitetet në kuadër të kësaj dite, kanë nisur 10 ditë para për të kulmuar në mbrëmjen e 13 marsit dhe paraditen e ditës së verës më 14 mars. Ka qenë vetë kryebashkiaku i Elbasanit që ka renditur disa nga aktivitetet kryesore gjatë këtyre 10 ditëve.

Duke qenë se14 marsi tashmë është edhe një festë kombëtare, Llatja jep arsyen se përse shqiptarët duhet të zgjedhin Elbasanin.

Ndërkohë përherë të parë në bibliotekën e qytetit do të mbahet një simpozium mbi historikun e Ditës së Verës në Elbasan.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos