50 vite pas objektivit të aparatit fotografik e kanë bërë Palush Jorgjin mjaft të dëgjuar në qytetin e Durrësit, ku ai nisi dhe ushtroi profesionin e fotografit.
I njohur shkurt si Pali, pasi në mënyrë të tillë i shkruante dhe biletat, me të cilat njerëzit do të tërhiqnin fotot që bënte në ambiente të ndryshme, ai është i vetmi fotograf që i ka rezistuar dekadave me këtë profesion, shkruan A2.
Sot ai na tregon fillesat e tij që në shtëpitë e dikurhsme të pionerëve në kohën e monizmit e deri tek shkollimi dhe zbulimi i prirjeve mbi llojet e fotografive që do të shkrepte.
I kudondodhur në qytetin e Durrësit si në aktivitete, mbledhje, në plazh dhe në studio, pas një gjysmë shekulli profesion pas aparatit fotografik, Pali ka edhe një peng, jo për atë që përfaqësonte udhëheqësi i dikurshëm, që nuk arriti të fotografonte kurrë, por si pjesë të arkivës së tij të fotografive.
Sot, kur teknologjia po bën çudira edhe në fushën e fotografisë dhe ku shrepjet e fotove bëhen në çdo moment, Pali vijon sërish t’i mbetet besnik artit të fotografisë, duke u shprehur se fotoja e printuar ka më shumë vlerë se ajo e shkrepur në një celular. (A2 Televizion)