Fasoni vijon në rënie, nafta dhe shiu “shpëtuan” eksportet në shkurt

Nga Mario Brakaj
18 Mars 2026, 11:12 | Sociale

Pas nisjes në tatëpjetë, eksportet ngritën “ngritur kokë” në shkuar. Muajin e shkuar kompanitë vendase çuan në tregjet e huaja 30.9 miliardë lekë mallra.

Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, eksportet janë zgjeruar me 2.8për qind.
Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë, shprehet: “Rritja është e kufizuar dhe më shumë e lidhur me faktorë të përkohshëm. Nuk kemi ende një zgjerim të qëndrueshëm të bazës eksportuese, por një ndikim të fortë nga sektorë specifikë.

Nxjerrja e më shumë mineraleve e karburanteve nga nëntoka, bashkë me shtimin e eksporteve të energjisë si pasojë e reshjeve patën ndikimin kryeson në gjallërimin e tregtisë së jashtme.

Rënia e eksporteve gjatë shkurtit përfshiu thuajse të gjitha kategoritë e tjera të produkteve dhe shërbimeve. Eksportet e “fasonëve”  u tkurrën me 1.1 për qind ndërsa ato të ushqimeve e pijeve me 2.1 për qind.

Kjo tregon se sektorët tradicionalë vijojnë të jenë nën presion, kryesisht për shkak të dobësimit të kërkesës në tregjet europiane dhe rritjes së kostove për bizneset vendase. Lehtë u gjallëruan edhe importet gjatë muajit të shkuar vlera e të cilave arriti në 68 miliardë lekë nga 65 miliardë shkurtin e një viti më parë”, vijon Zaçaj.

Rritja e importeve lidhet me konsumin e brendshëm dhe nevojën për furnizim të ekonomisë. Megjithatë, kjo thellon diferencën tregtare dhe tregon varësinë e lartë nga tregjet e huaja”, shprehet eksperti.

Muajin e shkuar Shqipëria eksportoi më shumë produkte drejt Kosovës dhe  Gjermanisë. E kundërta ndodhi me Italinë dhe Spanjën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos