Universiteti kombëtar i edukimit në distancë me qendër në Madrid të Spanjës, ka hapur kampusin e tij pranë universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, raporton A2 CNN.
Çelja e këtij kampusi është i pari në rajonin e Ballkanit nga ky universitet i cili ka 23 kampuse të tjera në të gjithë Evropën. Pas nënshkrimit të bashkëpunimit i cili parashikon një ofertë akademike online të njëjtë me vendet e tjera të Evropës, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është shprehur se ky kampus është një mundësi më shumë jovetëm për të rinjtë shqiptarë por edhe ato të rajonit.
Hapja e këtij kampusi shikohet si një mundësi e mirë edhe për të tërhequr studentë pranë universitetit të Gjirokastrës i cili ndër vite ka pasur ulje të numrit të të rinjve që vijojnë arsimin e lartë. (A2 Televizion)