Tashmë është kthyer në një traditë “Festa e mollës” në fshatin Dvoran, një ndër fshatrat më të dëgjuar në juglindje për kultivimin e frutikulturës dhe veçanërisht të mollës.
Por, ndërsa kjo festë, mbledh shumë vizitorë që shijojnë prodhimet vendase, muzikën dhe gjithçka tjetër, për fermerët e zonës duket se aktiviteti i këtij viti nuk u vjen i mbarë, shkruan A2 CNN.
Të detyruar të vijojnë këtë biznes pasi frutikultura nuk të jep mundësi si drithërat që të ndryshosh kultivimin e kulturave bujqësore, fermerët e mollëve kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti, veçanërisht ndaj të rinjve që kanë dëshirë të merren me pemëtari.
Molla estarkinge, goldes, roneta dhe fuxhi janë ndër varietetet më të kërkuara që kultivohen në këtë zonë dhe që janë me një cilësi të lartë. (A2 Televizion)