Apel për kryeministrin, instikti i nënës që sfidon braktisjen nga shteti

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
27 Tetor 2024, 10:43 | Sociale

Në një kohë kur institucionet shtetërore investojnë për lloj-lloj projektesh dhe abuzojnë me miliona euro, një fëmijë me aftësi ndryshe është braktisur nga përkrahja shtetërore duke e lënë të përballojë jetën me pensionin e gjyshërve. E tillë është historia e Angjelos nga Elbasani, i cili bashkë me gjyshërit po përpiqet të mbijetojë.

Angjelo është nga ata fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët nuk e patën shansin që jetën ta përballojë me prindërit e tij. Pas lindjes, prindërit e Angjelos u ndanë dhe e ëma vijon jetën me një tjetër bashkëshort, ndërsa Angjelo, mbeti nën kujdesin e gjyshes dhe gjyshit të tij, të cilët e kanë rritur dhe janë përkujdesur për të. Sot që Angjelo është 16 vjeç, gjyshja tregon vështirësitë por edhe pamundësinë që kapar të vijuar shkollën.

Sikur të mos mjaftojnë këto vështirësi, autoritetet shtetërore i kanë hequr edhe pagesën e kujdestarisë gjyshes, duke e lënë që të përballojë jetesën vetëm me pensionin e të shoqit.

E lodhur dhe e pashpresë duke trokitur ne dyert e administratës, sot ajo i drejtohet me mesazh kryeministrit Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos