“Diferenca në paga, pjesa e orëve shtesë në punë, ditët e pushimit që nuk paguahen sipas Kodit të Punës.”
Përtej një diskriminimi për shkak të një paaftësie fizike, qytetarët shqiptarë përballen ndjeshëm edhe me atë ekonomik. Nga mungesa e shërbimeve bazë të jetesës, diferencim në pagë apo dhe kufizim të të drejtave në punë apo komunitet. Këto janë rastet që vihen edhe më shumë në dukje nga shoqëritë civile, në javën e mbrojtjes nga diskriminimi.
Avokatja Dea Nini shprehet për A2 CNN: “Kam ndjekur një rast ku punëmarrësi kishte probleme me mospagesën e kontributeve. Dhe fituam çështjen ku rezultoi dhe u faktua që pundhënësi ishte në shkelje të plotë”.
Paga minimale mbetet një problem diskriminimi, e shtrirë në të gjithë vendin. Ersida Teliti, nga Qendra e Konsumatorit, tregon se fenomeni është ende gjerësisht i përhapur në çdo sektor: “Pavarësisht përpjekjeve ligjore për të vendosur një pagë minimale për shkak të informalitetit, le të themi që pagat nuk plotësojnë këto standarde, duke diskriminuar mbi bazën e nevojës që kanë, gjendjes ekonomike apo dhe mospagesës së sigurimeve”.
Kategorizuar në gjendjen ekonomike, ekspertët ngrenë shqetësimin edhe të klientit në nevojë për energji elektrike, për të cilët pritet të depozitohet një nismë.
“Që të kenë furnizim me energji elektrike të nxirret një VKM për klientin në nevojë. Në pamundësi për të mos bërë këto pagesa ka ndikuar drejtpërsëdrejti në jetesën e tyre”, thekson Teliti.
Zyra e Mbrojtjes nga Diskriminimi pohon se ankesat më të shumta janë në fushën e të mirave dhe shërbimeve, ndërkohë diskriminimi rezulton edhe më i fortë në bashkitë më të mëdha. (A2 Televizion)