
Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë dënime të rënda ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berati, u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij mori pesë vjet burg. Sipas gjykatës, Berati ka qëlluar ndaj familjarëve të personit që vrau vëllain e tij, duke treguar “përbuzje të thellë”, e cila ishte e dukshme edhe në letrat që kishte dërguar nga burgu.
Dënimet tejkaluan kërkesën e prokurorisë, e cila kishte propozuar 12 vjet burg për Beratin. Në sallën e gjyqit atmosfera ishte e rënduar, me familjarët e të pandehurve që reaguan me lot dhe thirrje, shkruan A2 CNN.
Prej vitesh mes dy familjeve, një shqiptare dhe një kurde, ekzistonte një konflikt i dyshuar për çështje droge. Ngjarjet kulmuan në mars të vitit 2024, kur boksieri Besar Nimani u vra në Bielefeld.
Seanca finale u shty disa herë për shkak të mocioneve të mbrojtjes, të cilat u rrëzuan nga gjykata pas diskutimeve të gjata. (A2 Televizion)
