
Nxënësit e Shkollës Profesionale “Karl Gega”, me mbështetjen e UNIDO-s dhe në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare të Ozonit, arritën të vendosnin në funksion pompën e parë të avancuar e nxehtësisë me R290, një risi absolute për një shkollë shqiptare.
“Teknologjia e re kombinon efikasitetin e lartë energjetik me R290 (propan), një gaz ftohës natyral me Potencial të Ngrohjes Globale (GËP) vetëm 3. Projekti demonstron në praktikë se kalimi drejt gazeve ftohëse me ndikim shumë të ulët në klimë mund të shkojë paralelisht me përdorimin më efikas të energjisë”, thuhet në një njoftim të vetë shkollës teknike.
Për nxënësit e drejtimit Termohidraulikë, projekti është edhe një laborator praktik, ata ndoqën nga afër instalimin dhe tashmë mund të mësojnë drejtpërdrejt mbi teknologjinë që do të përdorin profesionistët e së ardhmes.
Me sistemin tashmë në funksion, “Karl Gega” bëhet modeli i parë demonstrues në një shkollë shqiptare për teknologjitë me GËP të ulët, një përvojë që mund të shërbejë për zgjerimin e tyre në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike. (A2 Televizion)