Mbërrin në Durrës "Seabourn Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Nga Elitjona Doko
28 Maj 2024, 11:45 | Sociale

450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës kanë mbërritur, mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit me kroçerën "Seabourn Quest".

Anija turistike që eksploron kryesisht Mesdheun, është linja më e re turistike që i shtohet linjave të kroçerave dhe ndalet për herë të parë në vendin tonë, duke bërë Durrësin pjesë të tureve të saj.

Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka filipinas, kilianë, indianë, malajzianë e australianë, etj.

Agjencia pritëse dhe autoritetet detare kanë marrë masat për pritjen e tyre dhe njohjen e siteve të Durrësit, Krujës, Tiranës, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos