Kujdes nga vapa! “Problemet serioze me shëndetin, shmangni orët e pikut”

Nga Ornela Joti
24 Qershor 2026, 14:03 | Sociale

Bëni kujdes nga i nxehti përvëlues i këtyre ditëve! Daljet në pikun e vapës mund të bëhen shkak për probleme serioze me shëndetin.

Këshillat e mjekëve janë për të gjitha grupmoshat dhe, në mënyrë të veçantë, për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

Gjatë daljeve në orët e vapës, mbani gjithmonë me vete ujë, reduktoni konsumin e kafesë dhe shmangni konsumimin e alkoolit, shkruan A2 CNN. Në dietën ushqimore shtoni zarzavatet, frutat dhe konsumoni sa më shumë lëngje.

Në këto ditë të nxehta vere, për të sëmurët kronikë rekomandohet kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes në lidhje me dozat e mjekimeve.

Ndërsa, për çdo urgjencë shëndetësore, kontaktoni operatorët e Urgjencës Kombëtare përmes numrit 127. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos