Në Ditën Botërore, pranimi dhe trajtimi i autizmit e kufizojnë atë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
2 Prill 2025, 16:21 | Sociale

Sa më të kujdesshëm të jenë prindërit ndaj shenjave të fëmijëve të tyre dhe sa më shpejt të pranojnë faktin, kur kanë shenja dalluese të autizmit, aq më pozitive do të jenë etapat trajnuese dhe rikuperimi i sjelljeve të munguara. Ky është mesazhi që vjen nga qendra "Horizont" në Fier që trajton fëmijët me spektër autizmin.

Ta pranojmë, ta trajtojmë dhe të sensibilizojmë. Këto ishin tre mesazhet që u përçuan nga qendra “Horizont” në Fier në ditën botërore të Autizmit.

Si në të gjithë botën edhe në vendin tonë rastet e fëmijëve me autizëm rriten vit pas viti. Drejtuesi i qendrës “Horizont” tregon rastet nder vite në këtë qendër.

Psikologia e kësaj qendre në mesazhin e saj e ka vënë theksin në faktin që duhet të jenë prindërit të parët që duhet të konstatojnë dhe të pranojnë faktin që fëmija mund të ketë shenja të autizmit sepse një kapje e shpejtë e simptomave do të thotë rezultat më i mirë me etapat trajnuese.

Puna integruese në këtë qendër ka bërë që të rinj të punësohen në subjekte të ndryshme, ndërsa kërkohet një ndërgjegjësim akoma më i madh edhe nga vetë shoqëria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos