Ngricat e ditëve të fundit që pushtuan juglindjen e vendit duket se kanë dëmtuar edhe plantacionet me mollë.
Përveç qershisë dhe kumbullës, që thuajse kanë zero prodhim, edhe fermerët që kultivojnë mollën shprehen për A2 se janë dëmtuar shumë nga kushtet ekstreme atmosferike.
Gjithashtu, fermerët dhe përfaqësues të pushtetit lokal shprehen se nuk kanë patur asnjë interesim nga agronomët dhe se në të tilla kushte e vetmja zgjidhje u mbetet t’i rikthehen emigrimit.
Në juglindje të vendit janë të mbjella rreth 4200 hektarë me dru frutore, ku shumica e të cilave, rreth 3600 hektarë, me mollë. (A2 Televizion)