Ky është kanali kullues i Naunkës në Vlorë, bllokimi i të cilit është një nga arsyet kryesore të përmbytjeve që kanë pësuar lagjet 1 maji, 24 maji dhe Kushtrimi.
Siç duket edhe nga pamjet edhe pas përmbytjeve, kanali duket qartësisht që nuk është i pastruar, ndërsa edhe ndërtimet e ndryshme sa buzë tij, sa mbi të, kanë ndikimet e tyre në situatën e përmbytjeve, shkruan A2.
Mungesa e investimeve dhe shërbimeve në këto lagje duket edhe nga gjendja e rrugëve dhe administrimit të mbetjeve urbane.
Banorët e zonës shprehen të gatshëm që të prishen ato ndërtime që pengojnë rrjedhën e këtij kanali me kusht që bashkia të investojë në zonën e tyre të lënë në harresë. (A2 Televizion)