Kanali kullues që përmbledh ujërat e shiut dhe ato të ndotura të zonës së Kaninës dhe Kuzumbabasë në Vlorë, dhe që ndan lagjet “Hajro Çakërri” dhe “10 korriku”, në këto ditë të nxehta është kthyer në një shqetësim për banorët.
I papastruar, me mbetje dhe bimësi të ndryshme, ky kanal është kthyer në një burim insektesh dhe rrezik për jetën e banorëve, shkruan A2.
Siç shprehen këta të fundit, në dimër i përmbyt, ndërsa tani në verë i ndot.
Edhe pse bashkia herë pas here ka pastruar këtë kanal, situata mbetet problematike, ndërsa mbyllja e plotë e tij shikohet si një zgjidhje për banorët e këtyre dy lagjeve. (A2 Televizion)