Revolta e aktivistes me të rinjtë: Femrat përdorin fjalor vulgar e vrasës

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 10:14 | Sociale

Aktivistja Sevim Arbana shprehu shqetësimin e saj në lidhje me sjelljen e dhunshme që kanë të rinjtë, sipas saj, në rrjetet sociale dhe në rrugë.

“Të rinjtë janë shumë të dhunshëm, në rrjete sociale dhe në rrugë. Edhe femrat përdorin një fjalor banal, vulgar, denigrues dhe vrasës. Kjo ndodh sepse neve na mungojnë qendrat rinore, qendrat kulturore”, tha Arbana në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Nuk kemi asnjë qendër argëtimi, asnjë qendër sportive për të rinjtë. Duhet t’u kthehemi kurrikulave të shkollës”, shtoi aktivistja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos