Kur ka kaluar më tepër se një vit nga diskutimet për rihapjen e basteve “online”, projektligji për lojërat e fatit vijon të mbetet pezull.
Gjatë punimeve të Parlamentit, maxhoranca socialiste vendosi të tërhiqte nga votimi projektligjin për lojërat e fatit. Kërkesa e paraqitur nga grupi i Partisë Socialiste u miratua nga maxhoranca në një kohë kur opozita ishte duke protestuar.
Me propozimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe me 74 vota pro nga deputetët socialistë, projektligji u hoq nga rendi i ditës. (A2 Televizion)