Sfidat dhe diskriminimi, personat me aftësi të kufizuara kërkojnë vëmendjen e shtetit

Nga Armend Pire
3 Dhjetor 2023, 17:39 | Sociale

Personat me aftësi të kufizuar ndiejnë vështirësi të shumta. Përveç kufizimit në lëvizje për shkak të problemeve, kufizime u krijohen nga institucionet, të cilat duket se nuk kanë një qasje mbështetëse ndaj kësaj kategorie.

Kërkesat nisin nga më minimalet, te rampat, e deri te nevoja për t’u mos u taksuar për nismat që ndërmarrin në biznes apo krijimin e shoqatave.

Ky mosplotësim i nevojave të tyre është disavjeçar, për të cilin edhe OKB ka shprehur shqetësim. 

Në çdo ditë ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar vijon të ketë shumë mesazhe të bukura por boshe nga drejtuesit e institucioneve dhe pak punë për realizimin e gjithçka thuhet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos