Studimi për sëmundjet autoimune, si po ndikon kequshyerja në shtimin e pacientëve Hashimoto?

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 16:34 | Sociale

Kequshqyerja dhe faktorët ambientalë po ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve autoimune. Pas një studimi të kryer në popullatën shqiptare, mjekë endokronologë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur në përfundimin se nivelet e ulta të vitaminës D, të hekurit dhe seleniumit janë bërë shkak për shfaqjen e Hashimotos, sëmundjes autoimune të tiroides.

Dorina Minxuri, autorja e studimit na tregon se afro  1 mijë persona të shëndoshë , të moshave 18-75 vjec, në të gjithë vendin,  janë testuar në mënyrë të detajuar për funksionin e tiroides dhe sëmundjeve autoimune të saj.

Analizat treguan se 14% e të testuarve kanë mosfunskionim të gjendrës tiroide. Ndërsa  27% e femrave  dhe 18% e meshkujve rezultuan të prekur nga Hashimoto, sëmundja autoimmune që trupi zhvillon kur nuk e njeh tiroiden si pjesë të tijën dhe prodhon antitrupa për ta shkatërruar atë.

Mjekja endokrinologena tregon se çfarë zbuloi studimi në lidhje me ushqimet që  konsumonin personat që rezultuan Hashimoto.

Sipas autores së studimit, shpeshtësia e rasteve të zbuluara me probleme të tiroides nxjerr në pah nevojën për futjen e analizës së tiroides ne programin mjekësor bazë, i njohur ndryshe Check- up.

Studimi 2 vjeçar në popullsinë shqiptare tregoi se femrat janë  5 deri 10 here me të prekura se meshkujt nga sëmundjet e tiroides. Shkaku sipas mjekëve endokrinologe  ka lidhje me ndryshimet hormonale, kryesisht pas lindjes.

Problemet e tiroides shfaqen kryesisht pas moshës 45 vjeç por mjeket theksojnë se vitet e fundit janë shtuar fëmijët e diagnostikuar me Hashimoto. Shpeshtësia më e lartë e sëmundjes rezultoi në Tiranë për shkak edhe të popullsisë më të madhe  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos