Tuberkulozi mes të rinjve, stili i jetës shton rastet mes tyre, sëmundja edhe në burgje

Nga Ornela Joti
25 Mars 2025, 14:55 | Sociale

Edhe të rinjtë po preken nga tuberkulozi. Mënyra e jetesës dhe e sjelljes së tyre po bëhet shkak për përhapjen e kësaj sëmundje në moshat e reja. Vetëm vitin e fundit rezultuan të sëmurë me tuberkuloz 232 persona.

Mjekët thonë me shqetësim se në  Shqipëri tuberkulozi po mbizotëron në moshat e reja edhe tek të dënuarit në burgje. Mjekët pneumologë flasin për shenjat e sëmundjes që fillimisht mund të ngatërrohet me gripin apo pasojat e tij.

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes. Vaksina që kryhet në ditën e parë të jetës nuk na bën imun ndaj infektimit, por  mbron nga format e rënda të  sëmundjes.

Për këtë arsye vdekjet nga tuberkulozi në Shqipëri janë në nivele shumë të ulëta. Aktualisht Tirana mban vendin e parë  për rastet më të shtuara me tuberkuloz, ndjekur nga Shkodra dhe Dibra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos