Rrezik për sigurinë ushqimore, Gjirokastra historike me “treg mesjetar”

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
18 Mars 2025, 13:29 | Sociale

Pa investime dhe në kushte thuajse mesjetare, ku ushqimet shiten në tokë, tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër krijon një kontrast negativ me pjesën historike dhe turistët që tërheq qyteti. Përveç pamjes, tregu nuk plotëson as kushtet higjieno-sanitare të sigurisë ushqimore.

Ndërsa pazari i Gjirokastrës dhe pjesa historike e qytetit vlerësohet për vjetërsinë dhe historinë e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tregun e fruta-perimeve të qytetit turistik.

Aq sa mund të duket paradoks po aq është e vërtetë që një qytet që tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit, të ketë një treg të tillë fruta-perimesh, që jo vetëm është i padenjë nga ana vizive, por edhe i rrezikshëm sa i takon sigurisë ushqimore.

Rrezik për sigurinë ushqimore, Gjirokastra historike me “treg

Edhe ata pak tregtarë që vijojnë dhe shesin e cilësojnë të papranueshme situatën në të cilënështë lënë tregu i qytetit.

Sakaq në bashkinë e Gjirokastrës askush nuk jep sqarime mbi situatën e tregut, ndërsa jashtë kameras përgjigjen me frazën “do të bëhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos